Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Lajme

Lajm !

Përfaqësues të Dhomës Zejtare të Dortmundit dhe të Shkollës së Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” u pritën në një takim zyrtar nga kryetari i bashkisë Mirditë z. Albert Melyshi.Aktualisht Dhoma Zejtare e Dortmundit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë po implementojnë në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” projektin federal për zhvillimin dhe promovimin e partneritetit të arsimit profesional.

Ky projekt është i financuar nga Ministria Federale për Zhvillimin Ekonomik dhe Punësimin.

Kryetari i Bashkisë i falenderoi për mbështetjen e zhvillimit të arsimit profesional në Mirditë, duke ju dhënë mundësinë të rinjve që të marrin një profesion dhe të integrohen në tregun e punës.

Gjatë takimit u diskutua dhe për mundësi të tjera bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Mirditës.

 

Hapja Zyrtare e Projektit EFFORT

Me datë 18 prill është shënuar hapja zyrtare e projektit EFFORT-Përmirësimi i objekteve për një të ardhme me një trajektore optimale të burimeve dhe efiçencës së energjisë (Përpjekja)”.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Mirditë, Komuna Junik , Co-PLAN dhe bashkëfinacohet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit Cross-border programme
Albania – Kosovo, Pre-Accession Assistance (IPA II).

Projekti EFFORT do të mbështesë bashkinë Mirditë dhe Komunën Junik për të përqafuar tranzicionin e gjelbër dhe për t’u përafruar më tej me standardet mjedisore të BE-së, duke përmirësuar efikasitetin energjetik të ndërtesave publike në të dy bashkitë dhe duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë përmes instalimit të pajisjeve inovative si dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të
ndërtesave.
Projekti synon gjithashtu të lehtësojë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira në lidhje me efiçiencën e energjisë ndërmjet dy bashkive, duke promovuar kështu bashkëpunimin ndërkufitar. Në këtë
kuadër, do të zhvillohen shkëmbime bashkëpunuese ndërmjet shkollave profesionale, punonjësve të njësive të qeverisjes vendore nga drejtoritë përkatëse dhe ekspertëve të industrisë, me qëllim nxitjen e përpjekjeve kolektive drejt arritjes së një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, z. Albert Melyshi, mbajti fjalën e hapjes dhe përshëndetjes së bashku menënkryetarin e Komunës së Junikut z. Besart Tofaj dhe përfaqësuesin e Delegacionit Evropian në Shqipëri, Z. Jean-Noel Gangloff.Aktiviteti i hapjes u ndoq gjithashtu nga përfaqësues të lartë nga institucionetqendrore dhe vendore në Shqipëri dhe Kosovë që punojnë në sektorin e energjitikës, mjedisit , arsimit dhe menaxhimit publik.

Ekspozita “E kaluara e Tashme” në Spaç, Mirditë.

Me datë 13.04.2024 u hap ekspozita “E kaluara e Tashme” në Spaç, Mirditë.

Ish- Burgu i Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve të guximshëm që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje.

Tashmë 49 portretet e ish-të burgosurve që janë ende gjallë, bashkë me rrëfimet e tyre janë vendosur dhe janë të hapura për vizitorët.

Rrëfimet e tyre na shërbejnë ne si shoqëri për të reflektuar dhe mësuar nga e kaluara, në mënyrë të tillë që ajo të mos përsëritet.

Ekspozita u konceptua në kuadër të projektit”Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar”. realizuar nga Tek Bunkeri.

Ekspozita e piktores Keisi Pepkolaj.

 Në Rrëshen u zhvillua ekspozita e piktores Keisi Pepkolaj.

Personalitete të rëndësishme si: Drejtoresha e USAID në Shqipëri Znj. Mischere Kawas, Prefekti i Qarkut Lezhë, Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Kryetari i Bashkisë Mirditë, N/Prefekti Mirditë , Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Mirditë, si dhe Drejtori i Trashëgëmisë Kulturore dhe Turizmit Bashkia Mirditë, ishin të pranishëm dhe përshëndetën Keisin për talentin dhe pikturat e saja të mrekullueshme.
– Pas ekspozitës u zhvillua dhe një takim me Drejtoreshën e USAIDI-it, ku u diskutua mbi sfidat, problematikat, dhe projektet zhvillimore në Mirditë.
Në shenjë mirënjohje për kontributin e USAID ndër vite në Mirditë, Znj. Mischere Kawas iu dhurua Stema e Bashkisë Mirditë nga Kryetari z. Albert Melyshi.

 

Nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit për dy projekte të rëndësishme në zhvillimin e Mirditës

Bashkia Mirditë ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për dy projekte të rëndësishme për zhvillimin e Mirditës.

Projekti i parë, “EFFORT”
Bashkia Mirditë, Komuna Junik dhe Co Plan janë bashkëpërfituese të projektit EFFORT – Enhancing Facilities for a Future with an Optimal Resource and Energy Efficiency Trajectory, në programin ndërkufitar Shqipëri -Kosovë, asistencë financiare në kuadër të IPA II (Instrument për Asistencën e Paraderimit), financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti synon përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave publike në të dy njësitë vendore Mirditë -Junik si dhe zvogëlimin e ndjeshëm të konsumit të energjisë, duke instaluar pajisje inovative dhe duke promovuar më tej praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të ndërtesave.
Ky projekt do të sjellë mundësi për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve të Mirditës, rritje profesionale të nxënësve të shkollave profesionale, efiçencë energjetike dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik.

Projekti i dytë, “Mirdita Junik”
“Mirdita Junik” është një përpjekje e përbashkët me CHwB Kosova, Bashkisë Mirditë, Komunës Junik dhe Qendrës UET.
Ky projekt synon të krijojë një infrastrukturë turistike të qëndrueshme në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke kontribuar në rritjen ekonomike të komuniteteve lokale, duke ofruar mundësi punësimi për qytetarët dhe duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit.

Ditën e premte, datë 26.01.2024 në Bashkinë Mirditë u zhvillua takimi fillestar ndërmjet palëve përfituese të këtyre dy projekteve. Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi mirëpriti Kryetarin e Komunës së Junikut Z. Ruzhdi Shehu, Drejtorin e Trashëgëmisë Kulturore pa Kufij në Kosovë Z. Sali Shoshi dhe Drejtoreshën e Co PLAN Znj. Anila Bejko.
Takimi konsistoi në prezantimin hyrës të partneritetit dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.

 

 

LAJM !

Me datë 19.01.2024 Bashkia Mirditë zhvilloi një vizitë të përbashkët me përfaqësues nga O.D.C (Office of Defense Cooperation), Ambasada Amerikane në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në zonën e Ish-Stacionit të Trenit, rruga “Imzot Zef Skana” Rrëshen, ku është parashikuar të ndërtohet stacioni i ri zjarrëfikës.
Në këtë takim u diskutuan çështje teknike të zbatimit të këtij projekti.
Ky bashkëpunim vjen si një domosdoshmëri për Mirditën për të patur një stacion zjarrëfikës bashkëkohor dhe efiçent.

   

Punimet për Mbrojtjen nga Përroi Jezull në Fshatin Jezull

Bashkia Mirditë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes përfundoi me sukses punimet për “Mbrojtjen nga përroi Jezull në fshatin Jezull”, Njësia Administrative Rrëshen.
Nga ky investim mbrohen tokat bujqësore të një pjese të fshatit nga përmbytjet dhe vihet në funksion pas një bllokimi disavjecar edhe rruga e vjetër që lidh fshatin Jezull me qytetin Rrëshen.

Konsultimi Publik me banorët e Njësisë Administrative Rrëshen

Me datë 11.12.2023 përmbyllëm konsultimet publike me banorët e Njësisë Administrative Rrëshen, në kuadër të hartimit të Paketës Fiskale dhe Miratimit të Buxhetit për vitin 2024.

Dëgjuam dhe diskutuam një sërë problematikash me banorët për të renditur një listë prioritetesh për vitin 2024.

 

Mbledhja e Komisionit Vendor per Planifikimin e Perballimin e Mbrojtjes Civile për Periudhën Dimërore 2023- 2024.

Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Komisionit Vendor për Planifikimin dhe Përballimin e Mbrojtjes Civile për periudhën dimërore 2023- 2024 në territorin e Bashkisë Mirditë.
Të pranishëm në këtë takim ishin: Prefekti i Qarkut Lezhë Z.Gjergj Prendi, Drejtori i Qendrës së Mbrojtjes Civile për Qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë Z. Besnik Hysaj, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, N/Prefekti Mirditë Znj. Marie Doda si dhe anëtarët e komisionit vendor.

Mbledhja u kryesua nga Kryetari i Bashkisë Mirditë Z. Albert Melyshi ku përshëndeti të pranishmit dhe kërkoi që të jemi në lartësinë e duhur për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të përballuar problematikat dhe emergjencat që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit.

U diskutuan problematikat e identifikuara në të gjitha njësitë administrative si dhe:
– Masat e marra për monitorimin e zbatimit të përpiktë të regjimit të punës në rezervuarë( hapja, mbyllja, niveli i ujërave, gjendja e siguria e shkarkuesve katastrofikë dhe e digave).
– Masat e marra për mbulimin me shërbim shëndetësor dhe për furnizimin e sigurimin e rezervave dimërore në medikamente mjekësore për zonat që bllokohen nga dëbora.
-Masat e marra për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes për sigurimin e furnizimit normal të popullatës me energji elektrike sidomos të zonave e fshatrave që bllokohen nga dëbora.
– Masat e marra për mbajtjen në gatishmëri të rrjetit rrugor dhe për hapjen e rrugëve që bllokohen nga bora e akulli.

Prefekti i Qarkut Lezhë Z. Gjergj Prendi ju bëri thirrje të gjithë anëtarëve të komisionit që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë në operacione dhe të ketë bashkëpunim dhe koordinim mes strukturave.

 

Marshimi kundër dhunës me bazë gjinore në Mirditë.

“Investo për të parandaluar dhunën” ishte motoja që mblodhi bashkë nxënës, prindër, mësues, qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, dhe organizata në marshimin ndërgjegjësues që filloi nga oborri i shkollave 9 vjeçare për të vijuar nëpër rrugët e qytetit dhe për tu përmbyllur në sheshin “Abat Doçi”.

Me pankarta në duar ata dhanë mesazhe sensibilizuese për parandalimin e dhunës.

Marshimi u organizua në kuadër të 16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me NJVKSH Mirditë, ZVAP, shoqatën Vizion OJF dhe fondacionin Mary Ward Loreto.

 

   

              (more…)